
Nxënësit në arsimin e detyrueshëm në Shqipëri zhvillojë më pak orë mësimore se fëmijët në vendet e Bashkimit Europian dhe kjo rrjedhimisht çon në marrjen e më pak dijeve. Sipas një raporti të Bankës Botërore, një nxënës në vend merr mesatarisht 150 orë mësimi më pak në vit se nxënësit e BE-së, ndërsa pandemia Covid-19 vështirësoi edhe më shumë procesin e të nxënit.
Sipas “Bankës”, mungesa e kohës së nevojshme mësimore pengon nxënësit për të zhvilluar dijet në lëndë kritike, si matematika dhe leximi.
Një tjetër problem i evidentuar është investimi në shkollat kryesisht në zonat urbane dhe lënia në harresë e institucioneve arsimore në periferi.
Banka Botërore, në raportin e publikuar parashikon se niveli i të mësuarit në vend vitet e fundit mund të ketë rënë me 9 pikë në rezultate e PISA, dije që sipas përllogaritjeve kërkojnë 3 muaj mësim që të rekuperohen. (A2 Televizion)