Nxirren armët gjatë një konflikti në Vlorë, policia shmang vrasjen

Nga A2 CNN
7 Qershor 2020, 12:27 | Kronikë
Nxirren armët gjatë një konflikti në Vlorë, policia

Përplasja fizike mes dy personave për pak ka çuar në përdorimin e armëve në një lokal në zonën e Lungomares në qytetin e Vlorës.

Sipas dëshmitarëve, dy personat e përfshirë në konflikt janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin dhe një prej tyre më pas ka nxjerrë armën. Fatmirësisht ndërhyrja e një efektivi policie civil ka shmangur një ngjarje të rëndë.

Personi që kishte armën është larguar me shpejtësi dhe gjatë vrapimit i ka rënë dhe arma. Policia është vënë në ndjekje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos