OBSH paralajmëron vendet të përgatiten për një valë Omicron

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 13:04 | Bota
OBSH paralajmëron vendet të përgatiten për një

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri paralajmërimin ndaj të gjitha vendeve të botës që të qëndrojnë në gatishmëri dhe të marrin masa për t’u përballuar me një tjetër rritje të mundshme të rasteve të reja me Covid në javët e fundit.

Gjatë një deklarate për shtyp drejtori rajonal i OBSH-së për Paqësorin Perëndimor, Takeshi Kashai u shpreh se shpërndarja gjeografike e variantit të ri Omicron, tregon fare qartë se ai është më i përhapur nga sa është menduar më herët.

Megjithatë, Kasai shtoi se vendet tashmë kanë eksperiencën e duhur dhe kanë mësuar si të përballen me përhapjen e virusit Delta.

Doktori rajonal për emergjencat, Babatunde Olowokure nga ana tjetër deklaroi se vendosja e ndalimit të udhëtimeve, vetëm mund ta ngadalësojë hyrjen e variantit në vende të ndryshme.

Ai u shpreh se OBSH-ja po bashkëpunon me një numër shumë të madh institucionesh kërkimore për të kuptuar nëse përballja me Omicron ka nevojë për një ndryshim të protokolleve të mëparshme të pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos