Ofensiva ruse në Ukrainë, Gjermania: Ka tregues të shumtë për krime lufte

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 15:49 | Bota
Ofensiva ruse në Ukrainë, Gjermania: Ka tregues të shumtë

Të paktën 1200 trupa janë zbuluar deri më tani rreth Kievit, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky flet për mijëra të vrarë edhe në Mariupol. Autoritetet në vend kanë nisur hetime për mbi 1500 krime të dyshuara lufte. Në prag të takimit mes ministrave të jashtëm të BE-së, shefja e diplomacisë gjermane tha se ka tregues të qartë për krime lufte kundër njerëzimit në Ukrainë.

“Kemi tregues masiv për krime lufte kundër njerëzimit dhe prandaj janë çelur hetimet. Në fund, gjykatat duhet të vendosin, por sa na përket ne, është shumë e rëndësishme të sigurojmë të gjitha provat për të ngritur akuzat për këto krime”, deklaroi ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos