Protestoi kundër luftës në Ukrainë, gjermanët punësojnë gazetaren ruse

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 13:25 | Bota
Protestoi kundër luftës në Ukrainë, gjermanët

Gazeta gjermane “Die Welt” ka punësuar si korrespondente gazetaren Marina Ovsyannikova, rusen e cila doli në edicionin e lajmeve të televizionit shtetëror rus me një pankartë kundër luftës në Ukrainë.

43-vjeçarja do të raportojë edhe për kanalin televiziv të “Die Welt”, edhe nga Ukraina e Rusia.

Ish-redaktorja e Kanalit 1 “mbrojti etikën gazetareske pavarësisht kërcënimeve”, tha kryeredaktori Ulf Porschardt.

Ovsyannikova u gjobit me 30 000 rubla (rreth 280 dollarë), për shkeljen e ligjit mbi protestat. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/17/doja-te-tregoja-qe-ruset-jane-kunder-luftes-flet-gazetarja-qe-protestoi-ne-edicionin-e-lajmeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos