Olsi Rama: Derbi, ndeshja e radhës, kampionati më i rëndësishmi

Nga A2 CNN
12 Maj 2019, 19:55 | Aktualitet

Partizani u kurorëzua kampion pas 26 vitesh, madje edhe me fitore në derbin ndaj Tiranës këtë të diel. Për drejtorin e përgjithshëm të skuadrës së “kuqe”, Olsi Rama, skuadra ka treguar seriozitet nga fillimi i kampionatit dhe për këtë është shpërblyer. Sa i përket fitores në derbi, ai është shprehur se më i rëndësishëm është kampionati. “Më i rëndësishëm është kampionati se derbi. Derbi ishte vetëm ndeshja e radhës. Më pëlqeu mënyra se si e morëm me seriozitet dhe e merituam fitoren plotësisht. Ky Partizan nuk i ka parë rivalët dhe këtë e kam thënë që në fillim dhe seriozitetin e kemi treguar që në fillim”, u shpreh Olsi Rama pas derbit ndaj Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos