
Komiteti Teknik njoftoi se në vendin tonë ka dy raste të verifikuara me Omicron.
Eugena Tomini theksoi se në Shqipëri është dominues ende varianti Delta.
“Situata po monitorohet sa i përket rasteve të reja në 24 orë dhe shtrimeve në spital. Masat duhet të respektohen: vendosja e maskës, higjiena personale dhe minimizimi i grumbullimeve masive. Këto masa duhet të shoqërohen me vijimin e vaksinimit", deklaroi Tomini.
Specialistët e Komitetit Teknik bënë thirrje që njerëzit të vaksinohen, pasi “po shihet që po infektohen më shumë të pavaksinuarit dhe gjithashtu rastet më të rënda po vihen re tek ata”.
Në lidhje me festimet e fundvitit, masat shtrënguese do të mbeten të njëjta. Ekspertët thanë se ora policore nuk do të ndryshojë, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve. (A2 Televizion)