Operacion anti-kanabis në Krujë, 9 të arrestuar, mes tyre një polic

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 15:10 | Kronikë
Operacion anti-kanabis në Krujë, 9 të arrestuar, mes tyre

Policia ka arrestuar 9 persona, mes tyre një efektiv policie, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, në kuadër të një operacioni anti-kanabis. Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” për shtetasit:

V. B., 50 vjeç, banues ne fshatin Mafsheq, Krujë.

R. B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Sh. X., 48 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.

M. K.,  28 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.

K. K.,  46 vjeç, banues në fshatin Selitë të rrethit Kurbin.

B.  I., 26 vjeç, banues në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.

H. P., 52 vjeç, banues në Krujë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K. , 58 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shqezë, Krujë, kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, të dy për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë".

U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

U be ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” për tre shtetas Y. K., Xh. B dhe A. B., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të rrethit Krujë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave të këtyre shtetasve dhe ambienteve përreth tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri "pushkë", 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos