“Shullazi” në apel, gjyqi në “ngërç”, 16 seanca të dështuara radhazi

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 11:52 | Kronikë
“Shullazi” në apel, gjyqi në

Plotësimi me anëtarë i trupit gjykues nuk e nxori nga ngërçi që ka kapluar prej muajit janar procesin “Shullazi” në Apelin e Krimeve të Rënda.

Mungesa e avokatëve të caktuar kryesisht për të pandehurit u bë shkak këtë të hënë për dështimin e seancës së 16-të radhazi të gjykimit. Përveç avokatëve, në sallë nuk ishte as Emiliano Shullazi, ndërsa katër të bashkëpandehurit e tij kërkuan të përfaqëson nga avokatët e zgjedhur prej tyre.

I pandehuri Gilmando Dani i kërkoi dorëheqje në çështja gjyqtari të Apelit Durrës, Arben Vrioni, i deleguar nga KLGJ në këtë proces pas kërkesave të njëpasnjëshme të të pandehurve për përjashtim të gjyqtarëve.

Sipas Danit, gjyqtari kishte konflikt interesi pasi kishte gjykuar çështjen “Vollga” në Durrës dhe se kishte pasur komunikime me dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja. Nga nisja e procesit në 21 janar të këtij viti nëntë seanca janë shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve, ndërsa shtatë të tjera për mosplotësim të trupit gjykues. Në Apelin e Krimeve, Emiliano Shullazi dhe të të bashkëpandehurit Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqja dhe Blerim Shullazi kanë kundërshtuar dënimin me 55 vite burg në total nga Shkalla e Parë për 4 akuza, mes të cilave “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos