Autoritetet e portit të Durrësit në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane kanë goditur një rast kontrabande karburanti, duke arrestuar dy persona.
Bëhet fjalë për vëllezërit SH.C dhe R.C, 41 dhe 43 vjeç, banues në Kavajë, të cilëve iu sekuestruan 25 mijë litra karburant të padeklaruar që ndodhej në anijen e tyre të peshkimit.

Në të njëjtin operacion, janë sekuestruar edhe 120 shishe verë dhe 200 kuti me parfum të markave të ndryshme, të kontrabanduara, që po transportoheshin si kontrabandë në një autobus. Për këtë arsye, u ndaluan drejtuesi i mjetit, 49-vjeçari A.R. banues në Fier dhe N.D. vjeç, banues në Lushnjë. (A2 Televizion)