
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, si pasojë e përplasjes së një automjeti tip Benz me një kamion me rimorkio.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, dhe si pasojë automjeti është shkatërruar plotësisht.
Burimet bëjnë me dije se për momentin ka vetëm disa të plagosur lehtë, ndërkohë që forcat e rendit po hetojnë mbi dinamikën e ngjarjes. (A2 Televizion)