
Policia e Durrësit ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë në kuadër të operacionit antidrogë “High Quality”, gjatë së cilit u sekuestruan 0.5 kg kokainë dhe heroinë dhe u vunë në pranga 3 persona.
Në vijim të këtij operacioni, efektivët e policisë arrestuan shtetasit D.M., 32 vjeç dhe L. M., 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Moskallëzim krimi".
Gjatë kontrollit në banesat e dy të arrestuarve u sekuestruan në total 63 gr kokainë, një peshore elektronike, 1 makinë dhe 3 celularë. (A2 Televizion)