Operacioni Forca e Ligjit, dy të dënuar për vrasje duhet të justifikojnë pasurinë

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 13:26 | Kronikë
Operacioni Forca e Ligjit, dy të dënuar për vrasje duhet të

Dy persona të dënuar për disa vepra penale, mes tyre edhe vrasja, janë informuar këtë të hënë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, nga Operacioni Forca e Ligjit.

Bëhet fjalë për Aurel Hoxhallari, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Elidon Kotorri, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Elidon Kotorri u lirua nga burgu në gusht të një viti më parë. Ai akuzohej për krimin e trefishtë që ndodhi më 11 janar 2000, në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, dhe që kishte në shënjestër viktimën Andi Hasani. Përveç tij, në këtë atentat u vranë edhe dy të tjerë. Kotorri u dënua me burgim të përjetshëm, por mungesa e disa provave bëri që gjykata e të drejtave të njeriut të rikthente dosjen për rigjykim dhe Kotorri t’i shpëtonte burgut përjetë.

Brenda 48 orësh, ata duhet të dorëzojnë deklarimin e burimeve të pasurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos