Policia e Tiranës njofton se është gjetur i mbytur në një kanal kullues fëmija 4 vjeçar K.H. i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij më 17 shkurt.
Sipas Policisë, trupi i pajetë i të miturit është gjetur në afërsi të banesave sociale në Shkozë, në një kanal kullues, pranë lumit të Lanës.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se i mituri është mbytur aksidentalisht. (A2 Televizion)