Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Fushë Krujë, një i vdekur, 6 të plagosur

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 18:34 | Kronikë
Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Fushë Krujë,

Një aksident i rëndë, ku janë përfshirë dy autovetura dhe një autobus, ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i një makine “Volkswagen”, shtetasi me inicialet F.XH., 59 vjeç, ndërsa janë plagosur edhe 6 persona të tjerë.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos