Operacioni italo-shqiptar, Lleshaj: Test i rëndësishëm për SPAK

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 13:09 | Aktualitet
Operacioni italo-shqiptar, Lleshaj: Test i rëndësishëm për

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka konsideruar si një test të rëndësishëm për marrëdhënien SPAK me Policinë e Shtetit operacionin e përbashkët italo-shqiptar ku u arrestuan 37 persona.

Lleshaj u shpreh se kur institucionet punojnë bashkë, atëherë lufta kundër krimit bëhet më e fuqishme.

“Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut.  Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar.  Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit”, shkruan Lleshaj.

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca e ka vlerësuar operacioni antidrogë të autoriteteve shqiptare me ato italiane.

Diplomati europian u shpreh se lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet për BE dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes europiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos