
Autoritetet e Shëndetit Publik në zonën e Vlorës bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus.
5 prej të infektuarve janë raste të kontakteve të mëparshme të zbuluar dhe punojnë në fasoneri. Ndërsa rasti i gjashtë është një shtetas i sapokthyer nga Greqia.
Bëhet me dije se vijon hetimi epidemiologjik për zbulimin e rasteve të tjera dhe izolimin e tyre. (A2 Televizion)