Operacioni “Palestra”, 4 të arrestuar për drogë, 3 të tjerë në kërkim

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 09:58 | Kronikë
Operacioni “Palestra”, 4 të arrestuar për drogë, 3

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion antidrogë në qytetin e Elbasanit ku u arrestuan 4 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Gjatë operacionit të koduar “Palestra” u sekuestruan 11 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Policia bën me dije se të arrestuarit për lëndën narkotike janë shtetasit R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Në kërkim janë shpallur dhe tre persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet I ditur për arsye hetimore.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit në mjetin e shtetasit V.T. në lagjen "Emin Matraxhiu". Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do ta shpërndanin lëndën narkotike në qytetin e Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën  penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në  bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos