Operacioni “Shën Mëri 2020”, 19 persona të arrestuar, mes tyre dy punonjës policie

Nga A2 CNN
20 Maj 2020, 14:30 | Kronikë
Operacioni “Shën Mëri 2020”, 19 persona të arrestuar,

19 persona janë arrestuar pas operacionit policor të koduar “Shënmëri 2020”, i cili u zhvillua nga Drejtoria e Policisë së Kukësit në bashkëpunim me drejtoritë vendore të Policisë së Lezhës, Shkodrës, Tiranës dhe Gjirokastrës.

Operacioni ishte rezultat i një hetimi dy vjeçar kundër aktivitetit kriminal të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve ka edhe punonjës policie.

Përveç personave të arrestuar policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, ndërsa është sekuestruar edhe një armë automatike kallashnikov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos