Mbetet në fuqi masa arrest me burg për Jaeld Çelën

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 10:02 | Kronikë
Mbetet në fuqi masa arrest me burg për Jaeld Çelën

Apeli i Posaçëm ka vlerësuar të vijojë masën “arrest në burg” për Jaeld Çelën, e cila ishte caktuar në mungesë ndaj tij.

Ish-efektivi i lartë i policisë, i dyshuar si i përfshirë në grupin e Habilaj, u dënua me 3.4 vjet burg për shpërdorim detyre, në dosjen ku u dënua dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës 3 ditë më parë.

Përpara se të vetëdorëzohej në polici, Jaeld Çela shpërndau një letër përmes avokatit të tij, ku shkruante se është i bindur për pafajësinë e tij dhe se drejt kësaj gjëje duhet të shkojë dhe drejtësia në shkallët e tjera të gjyqësorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos