Opozita debaton edhe mes vetes, PS kërkon negociatë. Raundi i dytë, më 23 maj

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 19:18 | Politikë
Opozita debaton edhe mes vetes, PS kërkon negociatë. Raundi i

Konferenca e Kryetarëve vendosi 23 majin për mbajtjen e raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit në Parlament. Por, palët duken larg një marrëveshjeje për një emër konsensual, teksa opozita nuk gjeti dot dakordësi as mes vetes, me Enkelejd Alibeajn që primare ka t’i shqyrtohet kërkesa për kriteret e Presidentit. 

Taulant Balla u shfaq i hapur për t’i diskutuar në tryezë kërkesat e Alibeajt, por nuk pranoi që mazhorancës t’i mohohet e drejta e propozimit të emrave.

Ndryshe nga Alibeaj që insiston të fokusojë debatin te kriteret për Presidentin, Fatmir Mediu përsëriti disa herë se opozita duhet të dalë me një emër konkret.

Në kushtet e një opozite që nuk gjen dot gjuhën e përbashkët mes vetes, Agron Gjekmarkaj propozoi që kandidati për President të mos jetë as i PD dhe as i PS, por një figurë e pëlqyer nga partnerët euroatlantikë.

Diskutimet u mbyllën me ftesën e socialistëve për të negociuar ballë për ballë mes krerëve të grupeve parlamentare, duke evituar qarkullimin e materialeve shkresore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos