“Opozita e bashkuar fiton 85-90 mandate”, Kryemadhi jep projeksionin e saj

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 19:33 | Politikë
“Opozita e bashkuar fiton 85-90 mandate”, Kryemadhi jep projeksionin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë projeksionin e saj pas mbylljes së procesit të votimit.

Ajo tha se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate, ndërsa LSI-ja ka 28-30 mandate.

“Numrat tregojnë një fitore të jashtëzakonshme të opozitës. Në projeksionet e LSI-së, ajo që dua të theksoj është se opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate. Forcë e parë është Partia Demokratike dhe LSI-ja them se ka 28-30 mandate”, deklaroi Kryemadhi.

“I bëj thirrje numëruesve të LSI-së dhe PD-së që të çojnë deri në fund procesin e numërimit, që të mos ketë asnjë çedim, qoftë edhe për një votë të vetme”, shtoi Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos