Celibashi: Identifikimi elektronik, i suksesshëm

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 19:26 | Politikë
Celibashi: Identifikimi elektronik, i suksesshëm

Komisioneri Zgjedhor Shtetëror, Ilirjan Celibashi, e konsideroi të suksesshëm procesin e identifikimit elektronik.

“Mendoj se ishte i suksesshëm. Sikur edhe në një qendër të vetme votimi të ishte implementuar, do të konsiderohej sukses. Nga 5199 qendra, në më pak se 200 ky sistem nuk u implementua, mendoj se konsiderohet sukses. Do të ishte sukses i plotë po të implementohej 100%, por edhe implementimi në këtë shkallë mendoj se mund të konsiderohet sukses”, tha Celibashi.

Më tej, ai theksoi se “procesi i numërimit do të nisë menjëherë, sapo kutitë e votimit të dorëzohen në vendet e numërimit të votave”.

Në lidhje me pjesëmarrjen, Celibashi u shpreh: “Deri tani, 45,48% nuk është përfundimtare. Është shifra deri në orën 18:00. Besoj se ndoshta pas një ore do të kemi informacion”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos