“Opozita e rublave po demaskohet”, Rama nga Fieri: Duan të çojnë vendin në gjakderdhje

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 19:12 | Politikë
“Opozita e rublave po demaskohet”, Rama nga Fieri: Duan të

Opozita e rublave po demaskohet, në një moment delikat lufte ku ne po bëjmë gjithçka për të lehtësuar njerëzit, këta janë shfaqur në mënyrën më të turpshme për të nxitur konflikt, për të çuar deri në gjakderdhje”, janë fjalët e ashpra të kryeministrit Rama, i cili ndodhet në Fier.

Rama për të mbështetur këtë tezë merr rastin e vdekjes së Lear Kurtit. “E patë çfarë ndodhi, vdiq një i ri  për një arsye tashmë të sqaruar. Ndërkohë, sapo doli lajmi, pa pritur asnjë prononcim dhe rezultat, hiena e madhe doli duke shqyer kufomën në televizor, dukë kërkuar që populli të ngrihet se policia ka vrarë një tjetër të ri. Si mund të bëhet kjo, kur shteti është nën presionin e një luftë që po sjell inflacion. Kujt më shumë se atij që ka vënë bastin aty në Kremlin, i interesojnë këto gjera”, deklaroi ai.  

https://a2news.com/2022/10/22/asnje-meter-toke-pa-punuar-rama-1-miliard-euro-eksporte-brenda-dekades/

Kryeministri shtoi se “popullit ndërkohë i intereson që mos t’i kufizohen dritat, që mos të rritet inflacioni, që është më pak se vendet e tjera, 10% pikërisht se nuk po rrisin energjinë elektrike. Ne përballojmë vetëm 75% të nevojës, pro brenda dekadës do të arrijmë 100%”.

https://a2news.com/2022/10/21/vdekja-e-32-vjecarit-rama-mbron-policine-berisha-akuzon-per-manipulim-provash/

“Ne nuk jemi partia e oligarkëve, por kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta ende nuk ka veshur pantallonat. Ne oligarkëve do t’ua marrim një nga një çdo metër katrorë që kanë ndërtuar pa leje, dhe do tua japim shtetit, ndërkohë, ata që thonë se janë kundër oligarkëve, e çojnë çështjen në Kushtetuese. Pse? Sepse  i është ofruar lekë i madh, është hapur thesi i rublave për të krijuar sërish kaos”, shtoi Rama nga Fieri.

Kryeministri shtoi se do të vijojë rritja e rrogave edhe në vijim,  duke përsëritur për të disatën herë që lajme të mira priten nga burimi i naftës së Shpiragut, që sipas tij, “do ta kalonte Shqipërinë në një nivel tjetër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos