Asambleja e OSBE në Stamboll, miratohet rezoluta për energjinë dhe shkëputjen nga varësia ruse

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 12:16 | Politikë
Asambleja e OSBE në Stamboll, miratohet rezoluta për energjinë

Forcimi i konektivitetit për të garantuar energji, si dhe siguria ushqimore në kohë krize duke mos pasur varësi nga asnjë shtet. Ishte ky fokusi i samitit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Samboll.

Nga Kuvendit i Shqipërisë morën pjese deputetët Fatmir Mediu dhe Damian Gjiknuri.

Kreu republikan prezantoi dy amendamente, ku i pari kërkonte miratimin e ligjeve që garantojnë një proces sknanimi të investimeve në mënyrë që të mos cenojnë sigurinë, siç ka ndodhur me investimet kineze dhe ruse.

I dyti kërkon respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, duke mos lejuar përfshirjen në treg të produkteve që përfitohen nga puna e detyruar.

Të dyja propozimet morën votë unanime me përjashtim të Bjellorusisë.

Gjiknuri në diskutimin e tij prezantoi investimet dhe politikat e Shqipërisë për energjinë dhe diversifikimin e saj.

Dy deputetët shqiptarë theksuan nevojën e ndërlidhjes me vendet e prodhimit të gazit siç janë Azerbaxhaini nëpërmjet TAP dhe TANAP. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos