
Një ditë pasi Giorgia Meloni mori mandatin për formimin e qeverisë së re, gati një muaj pasi fitoi zgjedhjet, ka ardhur edhe mesazhi i urimit i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare i uron fat kryeministres të re italiane të zgjedhur nga populli dhe përmend miqësinë vëllazërore mes dy vendeve.
“Urime gruas së parë të zgjedhur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat!”, shkruan Rama në Twitter. (A2 Televizion)