Prej javësh, që nga nisja e ngjarjeve në veri e më pas përplasjet me SHBA e BE, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Ramush Haradinaj kanë kërkuar shkarkimin e Albin Kurtit, duke e quajtur atë përgjegjës për marrëdhënien ku sot është Kosova në raport me ndërkombëtarët, madje shkarkimin e kreut te qeverisë e quan një urgjencë kombëtare. Por a mundet realisht qeveria Kurti të rrëzohet në Kuvend dhe sa i shërben vendit një lëvizje e tillë tani? A është opozita në një mendje kur flet për rrëzimin e qeverisë? A kanë nisur konsultime, a ka diskutime mes grupeve parlamentare të opozitës në kuvend, për të dobësuar pozitat e z. Kurti? Po marrëdhëniet e AAK me presidenten Osmani, në çfarë pike janë sot? Për të gjitha këto u përgjigj në “Ditar” Besnik Tahirin, shefin e grupit parlamentar të AAK. (A2 Televizion)
Opozita kundër izolimit, kërkohet shkarkimi i Kurtit dhe zgjedhje të parakohshme
