
























Opozita shqiptare ka protestuar, këtë të enjte, para godinës së Parlamentit, ndërkohë që brenda saj zhvillohej një seancë e nxehtë me debate. Opozitarët e kryesuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i qeverisë, për shkak të lidhjeve të tij me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.
Më herët, Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka nuk u lejuan që të futen në sallë, për shkak se ishin përjashtuar një ditë më parë për sjelljen e tyre në seancën paraardhëse. Vendimi u konfirmua edhe nga Byroja e Kuvendit, pas ankimit të bërë nga deputetët e PD-së.
Në protestë u hodhën tymuese dhe shashka drejt Parlamentit, ndërsa ra në sy edhe një protestues i veçantë, i cili u vendos para policëve me veshje popullore hipur mbi një kalë të bardhë.
Vijon.... (A2 Televizion)