Orban: I kërkova Putinit të shpallë armëpushimin, embargo ndaj gazit rus, vijë e kuqe për ne

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 16:17 | Bota
Orban: I kërkova Putinit të shpallë armëpushimin, embargo

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi se nuk do t’i nënshtrohet presionit të BE-së për të vendosur embargo ndaj gazit dhe naftës ruse. Pak ditë pasi fitoi mandatin e katërt radhazi në vendin e tij, Orban tha se kjo do të ishte një vijë e kuqe për Hungarinë.

Ai gjithashtu tha se ka biseduar në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin, dhe i ka kërkuar që të shpalle armëpushimin e menjëhershëm në Ukrainë. “Përgjigja e tij ishte pozitive, por kishte disa kushte. Unë nuk mund të negocioj për t’i plotësuar këto kushte, për dot duhet të dakordësohen ai dhe Presidenti i Ukrainës”, tha Orban.

“Këtë luftë e nisi Rusia, ajo e sulmoi Ukrainën dhe ne ndajmë me Bashkimin Europian këtë deklaratë”, shtoi Orban. Kryeministri hungarez shihet gjerësisht si aleati i vetëm i Putin brenda Bashkimit Europian. Përveç se kundër sanksioneve ndaj gazit rus, Orban ka dalë edhe kundër dërgimit të armatimeve perëndimore në Ukrainë, përmes vendit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos