Origjina e Covid-19, OBSH do të dërgojë një ekip në Kinë për të hetuar

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 14:10 | Bota
Origjina e Covid-19, OBSH do të dërgojë një ekip në

Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon një ekip në Kinë për të kuptuar më mirë se si nisi përhapja e koronavirusit të ri. Njoftimi ka ardhur nga vetë kreu I OBSH-sw, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Njohja e burimit te virusit është shumë e rëndësishme. Mund ta zbulojmë virusin më mirë kur të njohim gjithçka për të, përfshirë se si nisi”, u shpreh Ghebreyesus. “Ekipi do të zbarkojë në kinë javën e ardhshme”, shtoi ai.

OBSH shpreson që kjo vizitë të zbulojë diçka në lidhje me zanafillën e Covid-19, e që më pas të ndërmerren parapërgatitje për të ardhmen. Shkenctarët besojnë se virusi kaloi nga kafshët tek njeriut, por ka disa shtete në botë që pretendojnë se ai u përgatit në një laborator të Wuhanit, qytet ku nisi pandemia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos