
Një gjykatë në Francë vendosi të dënojë me burg për shpërdorim të fondeve publike ish kryeministrin François Fillon dhe bashkëshorten e tij.
Politikani Fillon, sipas gjykatës, u shpall fajtor për pagat e dhëna për bashkëshorten e tij Penelope si ndihmëse e parlamentit, një detyrë që ajo nuk e bëri asnjëherë.
Ish kryeministri u dënua me 5 vjet burg, 3 prej të cilave u pezulluan ndërsa gruaja e tij uellsiane u dënua me 3 vjet burgim.
Ky ishte një nga skandalet më të mëdha politike të vitit 2017 në Francë që detyroi Fillon të anulojë kandidaturën e tij në zgjedhje presidenciale. Tashmë ish kryeministri nuk mund të mbajë asnjë post publik për 10 vjet.
Bashkëshortët deklaruan se e kanë apeluar vendimin dhe kjo gjë ndalon nisjen e burgimit. (A2 Televizion)