
Ministria e Mbrojtjes tha se anija shqiptare me mision në Mesdhe, Oriku, ka shpëtuar 111 emigrantë që po përpiqeshin të mbërrinin në Greqi, duke i kthyer ato në Turqi, nga edhe ishin nisur.
Ministrja Olta Xhaçka shkroi në një postim në Facebook, se marinarët shqiptarë kishin pasur një natë intensive, me 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh në ujërat mes Greqisë dhe Turqisë. Sipas saj, emigrantët ishin sirianë, irakianë dhe palestinezë, të cilët po lundronin me dy gomone dhe një skaf.
Anijet shqiptare kanë nisur prej disa vitesh operacionit në Mesdhe, si pjesë e ndërhyrjes së NATO-s për të ndihmuar në krizën e refugjatëve që ka përfshirë rajonin. (A2 Televizion)