Ortekët rrezikojnë banorët në Alpe

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 10:40 | Bota
Ortekët rrezikojnë banorët në Alpe

Fundjava sjell ortekë dëborë ne zonat e Alpeve Europiane duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve.

Fuqizohet sërish era shumë e ftohtë verilindore bora mbi Adriatikun Jugor dhe detin Jon duke përkeqësuar motin në rajon dhe kryesisht në fqinjët më të afërt, Greqi dhe Itali.

E ndihmuar nga lagështira në dy detet dhe nga një shtellë e fuqishme ciklonare në detin Jon, stuhi tjetër dëbore pritet nga Emilia Romania deri në Kalabri ku do të shtohen nga 30 në 50 cm dëborë e re; dëbora pritet të shfaqet edhe në brigjet e Adriatikut si Abruzzo, Molise dhe me shumë mundësi edhe në Puglia.

Nuk ka te ndalur dëbora në rajonin e Alpeve Europiane; e premtja sjell edhe 40-80 cm dëborë në Austri-Gjermani-Zvicër si edhe e diela-e hëna do të shtojë edhe 80-100 cm të tjera.

Kjo rrit alarmin mbi sigurinë e jetës së banorëve në shuma zona në Veri të Alpeve Europiane pas trashësia e dëborës do të tejkalojë 3.5 metrat duke aktivizuar ortekë të rrezikshëm të dëborës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos