Trump Jr. krahason murin me kafazin e kopshtit zoologjik!

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 09:28 | Bota

Donald Trump Junior ka përfunduar në një valë polemikash në Shtetet e Bashkuara.

Djali i presidentit amerikan mbrojti në mënyrën e tij ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën duke e krahasuar atë me kafazin e një kopshti zoologjike që mbron vizituesit nga kafshët.

“E dini përse zbaviteni duke kaluar një ditë në kopsht zoologjik? Sepse muri funksionon”, ka shkruar 41-vjeçari në “Instagram”.

Ky mesazh i tij ka marrë shumë reagime. Qytetarë të ndryshëm dënojnë faktin që djali i presidentit krahason emigrantët me kafshët. Por pati edhe prej atyre që ironizuan duke shkruar se në të vërtetë nuk mund të vizitosh një kopsht zoologjik në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë federale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos