OSHEE pagoi mbi 177 milionë euro në dy vite për importet e energjisë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 12:26 | Aktualitet

Në dy vitet e fundit, për shkak të situatës së vështirë hidrike në vend, importet e energjisë elektrike i kanë kapërcyer vlerat e 177 milionë eurove. Të dhënat zyrtare të importeve nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëjnë të ditur se në vitin 2020, importet e energjisë për periudhë nga janari deri në tetor arritën në 77,5 milionë euro, me një mesatare të çmimit të blerjes së energjisë prej 49,4 euro për megavat orë. Ndërsa që nga janari deri në tetor të këtij viti, vlera e importeve ka kapërcyer 99 milionë eurove.

https://a2news.com/video/do-te-preket-edhe-shqiperia-rama-paralajmeron-krize-energjetike-e-jashtezakonshme/

Ndërkohë që çmimi i blerjes ka pësuar luhatje të forta. Sipas të dhënave, çmimi i blerjes së energjisë ka qenë i stabilizuar në 50,5 euro për megavat orë nga janari 2021 deri në qershor, teksa ka pësuar rritje të ndjeshme nga korriku e në vijim. Kështu, në korrik çmimi mestar i importit ishte 107,6 euro/megavat orë, në gusht 128,2 euro për megavat orë dhe në shtator 165 euro për megavat orë. Ndërsa për periudhën nga 1 tetori deri më 10 tetor, çmimi mestar i importit të energjisë kapërceu në 216 euro për megavat orë.

https://a2news.com/2021/09/30/fierza-ne-kuota-kritike-nga-kater-turbina-vetem-nje-prodhon-energji/

Të premten, Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE grup, mbylli ankandin e fundit për blerjen e energjisë për muajin tetor. Bëhet fjalë për furnizimin gjatë periudhës 4 deri më 10 tetor. Çmimi mesatar i një megavati të blerë për këtë periudhë rezultoi 233 euro, çmimi më i lartë me të cilin vendi ynë ka siguruar ndonjëherë energji nga tregu i lirë. Në total, sasia e siguruar e energjisë është 56 mijë megavat orë. Kjo do të thotë se do të nevojiten 13 milionë euro për të furnizuar me një javë energji vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos