“Pa Bashën dhe pa Berishën”, propozohet ngritja e një komisioni të përbashkët PD zyrtare-Foltore për të dalë nga kriza

Nga A2 CNN
13 Mars 2022, 18:26 | Politikë
“Pa Bashën dhe pa Berishën”, propozohet ngritja e një

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike të Fierit, Agron Kapllanaj, propozoi në mbledhjen e kryetarëve të degëve të PD që të ngrihet një komision i përbashkët me përfaqësues nga PD zyrtare dhe Foltorja, për të bashkuar demokratët.

“Ky komision të drejtojë PD deri në zgjedhje”, citohet të ketë thënë Kapllanaj nga zyra e shtypit e PD. “Duhet të gjejmë një mekanizëm për t’u bashkuar. Propozimet që ne iu bëjmë juve i diskutojmë këtu, por nga ana tjetër nuk i thotë askush këto, sepse kanë frikë të flasin kundër Sali Berishës. Vendimi i 9 shtatorit për Berishën nuk mund të ndryshojë”, citohet të ketë thënë Kapllanaj.

https://a2news.com/2022/03/13/basha-mbledh-kryetaret-e-degeve-me-nje-non-grata-nuk-kemi-shans/

“Rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD. Të lëmë një datë për zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratët? Jo, ndoshta do t’i dëmtojë më shumë, do çahet më shumë partia. Mund të ngremë një komision me 10 vetë dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët. 5 anëtarë nga PD dhe I lëmë afat Foltores të sjellë 5 njerëzit e vet. Natyrisht pa Berishën dhe Bashën. Nëse nuk vijnë, kjo strukturë të drejtojë PD për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos