
Ditët e fundit në Shqipëri janë rritur në mënyre progresive humbjet e jetëve nga Covid-19. Ndonëse rastet e infektimeve janë të ulëta dhe numri i të shëruarve ka qenë i lartë, sërish po bëhet shqetësues numri ditor i viktimave. Po ashtu, pacientët që po trajtohen me terapi fillimisht në shtëpi, pas disa ditësh rëndohen nga gjendja shëndetësore, duke kërkuar shtrimin në spital.
Është orari kur autoritete shëndetësore lejojnë familjarët të dorëzojnë ushqimet për pacientët e shtruar. Si çdo mëngjes, ata vijnë me qese në duar për t’u dërguar të shtruarve ujë dhe produkte të nevojshme.
Mundimet më të mëdha po i përjetojnë ata që vinë nga rrethet. Duhet të paguajnë për fjetjen dhe qëndrimin në kryeqytet.
Përkeqësimi i situatës së pandemisë u pohua më herët nga mjekët epidemiolog dhe ekspert të shëndetit publik, pasi gjatë verës qytetarët neglizhuan masat, teksa gjendjen e vështirëson edhe prania e mutacioneve të Covid-19. (A2 Televizion)