
Gëzimi për fitoren e garës së 14 majit për një mandat të dytë nuk i zgjati më shumë se një muaj Safet Gjicit.
Një video intime në zyrën e tij, e publikuar në rrjetet sociale, i kushtoi detyrën si kryebashkiak i Kukësit. SPAK hapi menjëherë hetimin penal, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale Gjici njoftoi dorëheqjen e tij.
“Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë”.
Por vetëm pak më vonë në përfundim të së qeverisë, ministrja Ibrahimaj njoftoi se në fakt Safet Gjici ishte shkarkuar SINKRON Në videon e publikuar në rrjetet sociale dhe të bërë virale në aplikacionin “whatsapp” shfaqej Gjici, tek kryente marrëdhënie intime me një grua, në ambientet e zyrës së tij në Bashkinë Kukës.
Materiali filmik zgjat 2 minuta e 2 sekonda dhe sipas shënimit të pajisjes regjistruese mban datën 06 qershor 2023. Në një reagim të menjëhershëm SPAK regjistroi hetimin penal ndaj Gjicit, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Safet Gjici zgjodhi të jepte një shpjegim të gjatë në profilin e tij në Facebook, duke pohuar se ishte zënë në kurth.
“Pas një fushate dhe përpalljeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”, theksonte Gjici.
Duke pranuar se prej disa kohësh ishte në një marrëdhënie me gruan në video, Gjici e konsideroi veprimin e tij tradhti ndaj votuesve ndaj dhe largimi i tij nga detyra ishte i pashmangshëm. (A2 Televizion)