“Berisha mendoi se Basha do ta ndiqte deri në fund, por u gabua”

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 21:39 | Politikë
“Berisha mendoi se Basha do ta ndiqte deri në fund, por u

Agron Gjekmarkaj, në “Intervistë” me Merita Haklajn, shpjegoi marrëdhënien Berisha-Basha.

“Bashën nuk e ka zgjedhur për virtytet e veta. E ka zgjedhur se e ka kontrolluar nëpërmjet veseve të tij, por parashikimi nuk i ka dalë i plotë. Ka menduar që Basha do ta ndjekë deri në fund, në çdo situatë, dhe këtu është gabuar. Berisha u cenua në interesat e veta në raport me ndërkombëtarët, në krenarinë e vet historike…”, tha Gjekmarkaj.

Deputeti demokrat shtoi se Berisha ka menduar rikthimin në politikë për statusin e vet dhe jo për PD-në.

“Ai ia ka dalë të kthehet si faktor, ka 510 mijë vota nga pas. Janë vota pa të cilat nuk mund të vish dot kurrë në pushtet”, nënvizoi Gjekmarkaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos