
Padia që ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken është diskutuar në studion e “Absolut 4” me gazetarët Armand Bajrami, Anila Hoxha dhe Jul Kasapi.
Sipas gazetarit të A2, Armand Bajrami edhe ekspertët janë të paqartë për këtë institucion gjyqësor që i referohet Berisha dhe për mënyrën sesi mund të legjitimohet si palë në proces
“Që nga konferenca e zotit Berisha kam kontaktuar me disa ekspertë që nuk kanë dijeni të qartë për këtë institucion gjyqësor që i referohet Berisha dhe për mënyrën sesi mund të legjitimohet si palë në proces kur padia bëhet nga një shqiptar ndaj një amerikani”.
Bajrami thekson se kjo mund të jetë e ngjashme me një gjykatë arbitrazhi, por është një terren i panjohur dhe i pashkelur nga jurisprudenca shqiptare.
“Kjo mund të jetë e ngjashme me një gjykatë arbitrazhi, ndonëse një terren i panjohur dhe i pashkelur nga jurisprudenca shqiptare, por non grata është edhe vajza e tij që është eksperte në gjykatat e arbitrazhit. Përveç konsulencës që Berisha ka me avokatët e huaj duhet të jetë një terren i njohur nga zonja Malltezi”. (A2 Televizion)