A do ta lërë mandatin? Berisha: Nëse Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 18:19 | Politikë
A do ta lërë mandatin? Berisha: Nëse Sekretari i Shtetit do

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp një ditë pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u pyet nëse është i gatshëm që të lërë mandatin e deputetit.

“Nëse Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë. Por, jo prova të montuara në Tiranë, në zyrat e Edi Ramës. Le të nxjerrin provat nëse kanë. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin provat para gjykatësit”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, “për shkak të kundërshtimit që i bëra projektit të ndarjes së Kosovës apo ndryshimit të kufijve, ka pasur përpjekje që qëndrimi im të kualifikohej si konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-së”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/20/u-shpall-non-grata-nga-shba-berisha-ngre-padi-ndaj-blinken-per-shpifje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos