
Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron fatalitet për Shqipërinë bashkëqeverisjen PS-PD. Sipas tij kjo nuk i shërben vendit, por thekson se Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo bashkëqeverisje.
“Bashkëqeverisja do të ishte fatalitet për Shqipërinë dhe jam i bindur që nuk i shërben Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo bashkëqeverisje”.
I pyetur nëse vendimi i djeshëm i DASH është një përpjekje për largimin e tij nga politika dhe PD, Berisha shprehet se nuk është në dijeni për projektet dhe fantazitë e të tjerëve, por informoi për hapin që do të marrë ndaj këtij vendimi.
“Se cilat janë fantazitë apo projektet e të tjerëve unë nuk e di. Unë shpreha këtë konsideratë dhe ju informova ju për hapin që do të marr”. (A2 Televizion)