Padia ndaj Veliajt, Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 09:50 | Aktualitet
Padia ndaj Veliajt, Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për seancën pajtimore, të padisë së bërë për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca është shtyrë, kjo për shkak se Basha ka kërkuar të përballet me Veliajn për akuzën e shpifjes. Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë i kaloi kompetencën për gjykimin e padisë GJKKO, pas disa muajsh ping-pongu mes dy gjykatave, asaj të Posaçmes dhe të Tiranës.

Padia e seancës së sotme i përket deklaratave të Veliajt në 16-17 tetorin e vitit 2020. Në tetor të vitit 2020, PD paditi Veliajn në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat, sipas PD, janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos