Zjarr masiv në Karaburun, angazhohen forcat zjarrfikëse

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 23:08 | Aktualitet

Zona e Karaburunit vijon të përfshihet prej dy ditësh nga një zjarr masiv, që po intereson sipërfaqe të mëdha, ndërkohë që zjarri sinjalizohet edhe në zonën e Kaninës.

Temperaturat e larta, pakujdesia por edhe aksione të qëllimshme mund të jenë arsyet e kësaj gjendje të rëndë mjedisore, edhe pse nuk po mungon angazhimi i forcave zjarrfikëse.  

Zjarri nga plazhi i Radhimës

Sipas burimeve, 8 forca të tilla janë të pranishme këto orë në Karaburun, duke luftuar kundër vatrave aktive.

Flakët shihen qartësisht edhe nga plazhet e populluara të Radhimës, duke shkaktuar jo pak shqetësim tek turistët.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos