Paga e luftës, punonjësit e një fasonerie në Korçë protestë para Tatimeve

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 10:09 | Aktualitet
Paga e luftës, punonjësit e një fasonerie në

Rreth 50 punëtorë të një fasonerie në zonën e Korçës kanë dalë në protestë përpara Drejtorisë së Tatimeve të këtij qarku pasi nuk kanë marrë pagën e luftës.

Punonjësit të indinjuar, raportojnë se janë lajmëruar nga pronari i tyre se nuk përfitojnë shpërblimin e ofruar nga qeveria në bazë të paketës së dytë stimuluese.

Të indinjuar, ata shprehen se askush nuk i ka sqaruar për arsyet që nuk përfitojnë 40 mijë lekëshin dhe tregojnë se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën në kushtet e kësaj pandemie.

Ndërkohë nga Drejtoria e Tatimeve në Korçë janë shprehur se, refuzimi për pagën e luftës të këtyre punonjësve është bërë nga Drejtoria Qendrore e Tatimeve në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos