Vlora e goditur rëndë nga pandemia, Dhoma e Tregtisë kërkon ulje të taksave

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 09:03 | Aktualitet
Vlora e goditur rëndë nga pandemia, Dhoma e Tregtisë kërkon

Ekonomia e qytetit bregdetar të Vlorës është goditur rëndë për shkak të Covid-19. Sipas parashikimeve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës, duhet konsideruar mundësia për të pasur turizëm rajonal dhe jo vetëm vendas.

Arben Breshani, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë tha se po punohet për draftimim e kërkesave me Bashkitë e Qarkut, ku mes të tjerave është kërkuar reduktim i 20 % të taksave dhe tarifave, shtyrje e afatit të likuidimin dhe përjashtimin nga taksat dhe tarifat vendore të sektorit të transportit, kryesisht atij detar. 

Breshanit tha se janë prekur edhe sektorë të tjerë, sipas tij ndërtimi është thuajse në kolaps. “Në Vlorë nga 120 firma ndërtimi kanë mbijetuar vetëm 15”. Breshani kërkoi nga qeveria të nxisë përfshirjen e kompanive lokale në ndërtimin e veprave publike.

Sipas parashikimeve të tour operatorëve, këtë vit priten vetëm 40% e turistëve që pati qyteti një vit më parë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos