Pagat e luftës, Tabaku: Qeveria gënjen, nuk kanë marrë paratë 250 mijë persona

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 13:48 | Politikë
Pagat e luftës, Tabaku: Qeveria gënjen, nuk kanë marrë

Partia Demokratike ka sulmuar dhe njëherë qeverinë e kryeministrit Edi Rama për paketat ndihmëse, për personat e mbetur pa punë nga pandemia, dhe biznesin e vogël.

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja Tabaku akuzon qeverinë se ka akorduar një shumë të vogël për biznesin e vogël dhe që mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin të ashtuquajturën “pagë e luftës”.

“Qeveria po gënjen çdo ditë për ndihmën ndaj biznesit, kur e vërteta është që biznesi nuk sheh asnjë lek në llogarinë e tij. Ato fonde të pakta të vendosura për situatën e krijuar nga virusi nuk po shpërndahen nga qeveria. Sipas të dhënave të thesarit (që mund të gjenden në faqen e open data) qeveria ka disburusar VETËM 10.88 mln euro nga paketat e saj për biznesin e vogël.

Kjo do të thotë që mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin pagat e tyre. Biznese që falimentojnë nuk po e marrin ndihmën financiare, familje pa të ardhura nuk po marrin asnjë lekë për të mbijetuar”, deklaroi Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos