Paketa anti-shpifje, ekspertët ndërkombëtare të shqetësuar

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 09:11 | Aktualitet
Paketa anti-shpifje, ekspertët ndërkombëtare të

Paketa anti-shpifje e qeverisë shqiptare, konsiderohet nga ekspertët ndërkombëtar si një mundësi për shuarjen e fjalës së lirë.

“Qeveria nuk duhet të ndërhyjë në mënyrën se si vepron media”, thotë për Zërin e Amerikës Gulnoza Said, drejtuese e programit për Europën në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve.

“Ne do të vazhdojmë  të monitorojmë, jo vetëm procesin legjislativ në Shqipëri, por edhe ndikimin e këtij ligji në mjedisin mediatik, ku gazetarët përballen me sfida shumë serioze ndërsa mbulojnë çështje si korrupsioni dhe politikat brendshme”, vijon më tej ekspertja.

Zëvendës presidenti i organizatës ndërkombëtare, IREX, Aleksandër Dardeli thotë se Shqipëria nuk është e vetme në përballjen me lajmet e rreme dhe duhet ta shoh problemin në një aspekt më të gjerë.

“Nuk është koha të nxitojmë dhe të fusim instrumente censure për të kontrolluar lajmet e rreme dhe për të kontrolluar lirinë e shtypit dhe lirinë e fjalës. Përvoja klasike e botës perëndimore”, vijon më tej eksperti “qëndron tek angazhimi i gjykatave për t’u marrë me shpifjet, me cenimin e figurës së një personi dhe elementë të kësaj natyre, jo me agjenci që kanë kontroll direkt nga organet administrative të shtetit, siç është rasti në Shqipëri.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos