Paketa antishpifje, OSBE: Kemi punuar me Ramën dhe qeverinë për një ligj me standarde ndërkombëtare

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 19:04 | Politikë
Paketa antishpifje, OSBE: Kemi punuar me Ramën dhe qeverinë për

OSBE ka reaguar në lidhje me paketën antishpifje që pret miratimin në Parlament.

Në një postim në Twitter, OSBE shprehet se për këtë projektligj është punuar me Edi Ramën dhe me qeverinë.

https://a2news.com/2019/12/17/paketa-anti-shpifje-be-per-a2-i-bejme-thirrje-autoriteteve-te-marrin-ne-konsiderate-rekomandimet-e-osbe/

“Kemi punuar me Edi Ramën dhe qeverinë për këtë projektligj. Kemi punuar për të përmirësuar projekt-ligjin mbi median. Duam të miratojmë një ligj, i cili ështe brenda standardeve demokratike ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e OSBE.

https://a2news.com/2019/12/17/paketa-anti-shpifje-rama-ne-bashkepunim-me-osbe-hyn-per-miratim-ne-parlament/

A2 ka mësuar se numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka depozituar në Kuvend disa amendamente që ndryshojnë draftin e miratuar mbrëmë në Komisionin e Medias.

Një nga pikat më të debatuara, ku OSBE sugjeron që pagesa e gjobave nga ana e mediave të bëhet vetëm pasi të jetë shprehur gjykata, mund të jetë një nga amendamentet e dërguara në Kuvend nga Balla. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/17/paketa-antishpifje-balla-depoziton-ne-kuvend-disa-amendamente-qe-ndryshojne-draftin-e-miratuar-mbreme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos