Paketa antishpifje, pedagogët e gazetarisë: Kthim në komunizëm

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 19:34 | Aktualitet
Paketa antishpifje, pedagogët e gazetarisë: Kthim në

Gjatë gjithë seancave dëgjimore me njerëzit e medias për paketën antishpifje, ajo e të enjtes ishte më e ashpra. Mirela Kumbaro nuk ishte e vetmja ndaj së cilës u adresuan kritikat e pedagogëve të gazetarisë.

Njëzëri ata i quajtën 2 ligjet e qeverisë si rikthim në diktaturë.

“Pse nuk nxehesh kur sillet keq dhe kryeministri? Figurat e kryeministrit i përkthejmë ligje. Jemi në sistem diktatorial këtu. KÇK po kthehet në ligj. Metafora e “kazanit” po shndërrohet në ligj”, tha pedagogu Mark Marku.

“Nesër fëmijët tuaj që do të jetojnë në këtë vend nuk do të zgjedhin karrierën tuaj ndoshta, por do të kenë nevojën e fjalës së lirë. Do të duan të bëjnë profesionin e gazetarit”, shtoi Gjekmarkaj.

Por ndërsa mazhoranca mbron qëndrimin e saj se ligjet nuk janë për censure, por për rregullim, njerëzve të medias iu desh të përballen dhe me disa prej deputetëve të opozitës, që ndryshe nga kryetarja Fatjona Dhimitri, që kritikat nuk i kishin ndaj ligjit, por ndaj gazetarëve.

“Të shtojmë edhe një gjë sepse nuk ishin asnjë nga këto portalet. Kush janë këta biznesmenët nga opozita dhe nga mazhoranca që iu financojnë dhe iu japin lekët, sepse do t’ua nxjerrim dhe me fakte ato lekët që merrni”, u shpreh deputeti Halit Valteri.

Nevojë për përmirësim në paketën e qeverisë vërejnë dhe pedagogët e Juridikut, por mazhoranca duket e vendosur për të vazhduar punën.

Prej ditësh shoqatat e gazetarëve i kanë kërkuar mazhorancës të tërhiqet nga nisma e saj, duke iu referuar dhe kritikave të ndërkombëtarëve ndaj paketës së qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos